Transmetuar më 03-01-2018, 12:29

Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj norvegjeze kanë arritur akordin mes tyre për të luajtur në fund të muajit mars një ndeshje miqësore, në vendin tonë.

Pikërisht në datën 26 mars (ora mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim) do të zhvillohet në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes përfaqësueses sonë dhe asaj të Norvegjisë.

Kështu, në këtë mënyrë, kjo datë e lirë për ndeshje miqësore do të shërbejë si një tjetër test për ekipin tonë kombëtar, që drejtohet nga Christian Panucci.

Ballafaqimi i parë kundër skuadrës norvegjeze daton në vitin 1998 në Oslo dhe ka përfunduar në barazim 2-2, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2000.

Në një bilanc të përgjithshëm, me kombëtaren e Norvegjisë, Shqipëria është ndeshur 4 herë, ku ka fituar një herë (me gol të Salihit në Norvegji), ka barazuar 2 herë dhe është mundur një herë. /b.l/noa.al/