Transmetuar më 03-01-2018, 12:41
Publicitet

Këto binjakë kanë lindur në vite, muaj dhe ditë të ndryshme. Binjakët Joaquin dhe Aitana de Jesus Ontiveros kanë lindur vetëm 20 minuta larg njëri-tjetrit.

Binjakët pritej të vinin në jetë më 27 janar të vitit 2018, por nëna e tyre u shtrua në spital për lindje të parakohshme natën e Vitit të Ri, kur linden edhe binjakët.

Ishte ora 7 e pasdites në mbrëmjen e Vitit të Ri, kur nënës së tyre Maria i plasën ujërat dhe foshnjat lindën shëndoshë e mirë, por njëri në vitin 2017 dhe tjetri në vitin 2018 në Qendrën Rajonale Mjekësore Delano të Kalifornisë.

Joaquin, ka lindur më 31 dhjetor 2017, ndërsa motra e tij më e vogël binjake Aitana lindi në orën 12.16 më 1 janar 2018.

Edhe pse do të ndajnë gjithçka së bashku, foshnjat nuk do ta kenë ditëlindjen e njëjtë, e as vitin e njëjtë të lindjes./b.l/noa.al/