Transmetuar më 03-01-2018, 12:43
Publicitet

Qëllohet me armë zjarri drejt një personi, i cili ka mbetur i plagosur. Gjithçka ka ndodhur rreth mesditës së sotme në qytetin e Lezhës.

Më konkretisht plagosja është shënuar në lagjen “Gurra”, ku i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në  afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P.,  dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri  tip pistoletë V.Z., 32 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. /a.y/noa.al