Transmetuar më 03-01-2018, 12:55

Djali i Kim Kardashian dhe Kanye West, Saint, është shtruar në spital në gjendje të rëndë për shkak të pneumonisë. 

Ai ka përfunduar në spital, duke kaluar sfida dhe duke i bërë shumë shqetësuese ditët e fundit të vitit për Kim Kardashian dhe familjen e saj.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë vetë të ditur Kim përmes Instagram-it, duke shkruar gjithashtu se ai tani është drejt përmirësimit. 

“Vogëlushi im i shtrenjtë është kaq i fortë! Pasi kaluam tre netë në spital dhe pamë të voglin tim t’i injektoheshin shiringa dhe të lidhur me tuba oksigjeni, ky fundvit për ne ishte sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme. 

Dua thjesht të falenderoj çdo doktor dhe infermiere kudo që punojnë kaq fort në çdo kohë. Ju jemi shumë mirënjohës! Ai është në shtëpi dhe shumë më mirë”, ka shkruar Kardashian. /b.l/noa.al/