Transmetuar më 03-01-2018, 13:35

Nuk ka gjë më të sikletshme për pamjen e një njeriu se sa fytyra jo e rregullt, me rrudha dhe puçra.

Shkaktar për këtë problematikë është një produkt ushqimor i përdorur gjerësisht nga të gjithë, konkretisht sheqeri.

Personat që konsumojnë shumë sheqer janë të prirur të kenë më shumë rrudha të thella në pjesën e ballit, rrathë poshtë syve, lëkurë delikate, të zbehtë si dhe puçra.

Konsumi i këtij elementi ushqimor, përveçse shkakton mbipeshë, reflektohet edhe në gjendjen e shëndetit tonë, shkruan noa.al.

Sheqeri dëmton kolagjenin, duke e bërë lëkurën më pak elastike. Gjithçka pasi bëhet fjalë për një reaksion, i cili përshpejton plakjen e lëkurës, shton rrudhat dhe probleme të tjera të lëkurës.

Nëse synimi juaj është një lëkurë perfekte, gjëja e parë që duhet të bëni është të reduktoni në minimum konsumin e sheqerit dhe të gjeni alternativa të tjera. /a.y/noa.al