Transmetuar më 03-01-2018, 13:42

Për këngëtarin me origjinë shqiptare që po bën bujë në skenat italiane viti që lamë pas ishte një vit i artë.

Madje ai shënoi rekord duke mbajtur tre koncerte brenda 24 orëve. Pasi mori pjesë në festimet në Canale 5 në Bologna u zhvendos në Firence për të pritur ndërrimin e viteve dhe më pas më 1 janar në Peskara.

Në kryeqendrën abruceze gjatë koncertit ‘live’, ka ndodhur një incident, pasi teksa këndonte, një vajzë është ndier keq. 

Artisti shqiptar ka ndërprerë koncertin për disa minuta dhe vetëm kur e reja e mori veten, rifilloi të këndojë.

Pas koncerteve të fundvitit Ermal Meta do të angazhohet për festivalin e Sanremos. Kjo është hera e tretë që ai do të konkurojë në këtë festival.