Transmetuar më 03-01-2018, 13:59
Publicitet

Ka përfunduar në prangat e policisë italiane një shqiptar i shpallur në kërkim dhe i dënuar për trafik droge.

Mediat italiane bëjnë me dije se 34 vjeçari shqiptar Bekim Ymeri është arrestuar në flagrancë teksa ka tentuar të hipte në avion për një fluturim në Milano, me një dokument që nuk kishte të dhënat personale të tij.

Bekim Ymeri, u arrestua në aeroportin e Falcone Borsellino në Palermo nga policia e ndërhyrjes së shpejtë në bashkëpunim me afektivët në detyrë në aeroport.

Shqiptari ishte dënuar për trafik droge me 2 vjet e 10 muaj burg, që nga dhjetori i vitit 2012. 

Ymeri kishte shpëtuar nga ekzekutimi i dënimit prej 5 vitesh dhe tani do të duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 1 viti e 10 muaj burg. /b.l/noa.al/