Transmetuar më 03-01-2018, 14:39

Shfaqja e masave të ngurta mbi lëkurën e duarve kryesisht, por edhe të këmbëve, njihen si iriq. Ky është një problem shqetësues për shumë njerëz, të cilët provojnë një sërë zgjidhjesh për të shpëtuar prej tyre.

Uthulla e mollës është një zgjidhje ideale, në sajë të acideve organikë që luftojnë viruset të cilat shkaktojnë formime të tilla. Elementët e saj shkatërrojnë qelizat që akumulohen tek iriqi, duke e zhdukur komplet masën.

Hidhni pesë lugë uthull molle në një enë dhe përzjejeni me lëngun e një kokrre limoni. Pasi ta keni përzjerë mirë, lyeni një copë pambuku dhe vendoseni direkt tek iriqi. Mbulojeni me një garzë dhe lëreni të veprojë për disa orë. Përsëriteni një veprim të tillë për disa ditë me radhë, deri sa iriqi apo iriqët të jenë zhdukur.

Edhe elementët antibakterial që gjenden tek lëngu i qepës, ndihmojnë për reduktimin e formimit të iriqëve në lëkurë, shkruan noa.al. Përdorimi i jashtëm, përshpejton shërimin dhe pengon forminim e shenjave të tjera.

Grini në rende apo në mikser gjysmë kokrre qepë dhe merrini lëngun. Këtë lëng përzjejeni me një lugë kripë. Lyeni një copë pambuk me masën kremoze të përftuar dhe lyeni iriqin.

Fiksojeni mirë sipër tij dhe pasi ta keni izoluar me garzë, lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Përdoreni ditë pas dite, deri sa të mos ketë mbetur më shenjë gjë që nuk kërkon shumë kohë dhe as shpenzim. /a.y/noa.al