Transmetuar më 03-01-2018, 16:08

Festat përfunduan dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi kanë filluar të kthehen në vendet  e tyre të punës.

Për këtë arsye në pikën doganore të Kapshticës dhe Kakavijës ka fluks në dalje të doganës, duke bërë që pala shqiptare dhe ajo greke të marrin masa për shtimin e sporteleve.

Pala shqiptare në Kapshticë aktualisht punon me 6 sportele, ndërsa ajo e Kakavijës në hyrje dhe dalje me 4 sportole, ndërsa pala greke me tre sportele.

Konkretisht në pikën kufitare të Kapshticës:

Hyrje në total e shtetasve të huaj e shqiptarë: 1196

Dalje e shtetasve të huaj e shqiptarë: 2462

Në pikën kufitare të Kakvijës:

Kanë hyrë 1844 shqiptarë

Kanë dalë 4522 shqiptarë

Kanë hyrë 647 të huaj

Kanë dalë 1016 të huaj

Kanë hyrë 393 mjete shqiptare

Kanë dalë 1003 mjete shqiptare

Kanë hyrë 208 mjete të huaja

Kanë dalë 349 mjete të huaja./b.l/noa.al/