Transmetuar më 03-01-2018, 16:40

Sipas legjendës, Julius Cezari mendonte se do të ishte e përshtatshme që janari, muaji i adhurimit të Janusit, të ishte muaji i parë i vitit dhe kur krijoi kalendarin Julian, e bëri 1 janarin ditën e parë të vitit (kjo përkoi më vonë edhe me vitin kalendarik, i krijuar në përputhje me vitin konsullor (konsullatat nisnin punën atë ditë).

Për Cezarin, kalendari Julian ishte një mjet politik. Ndërsa ushtritë romake pushtuan toka të reja, Perandoria shpesh u dha subjekteve të saj të reja liri në mbajtjen e zakoneve të caktuara fetare dhe sociale.

Pasi kalendari u krijua, u përdor në çdo cep të Perandorisë, jo vetëm për qëndrueshmëri, por sidomos për t’u kujtuar qytetarëve autoritetin romak dhe fuqinë e Cezarit. Pas rënies së Romës dhe krishterimit të përhapur tashmë në të gjithë Evropën, festa e Vitit të Ri u kthye në pagane, kështu që dita e parë e vitit u zhvendos në një datë tjetër më të përshtatshme për të krishterët.

Disa vende filluan vitin më 25 mars, ditën kur të krishterët përkujtonin shtatzëninë e Shën Marisë. Vende të tjera përdorën Krishtlindjet, më 25 dhjetor, ndërsa të tjerë përdorën të dielën e Pashkëve, pa marrë parasysh se me cilën datë përkonte ajo.

Ndryshimi i datës

Kaosi kalendarik funksionoi për një kohë, por një papë i dha fund konfuzitetit gjatë Mesjetës. Një gabim në kalendarin e Cezarit bëri që viti Julian të binte ndesh me vitin diellor. Deri në vitin 1582, ndryshimi kishte shkuar deri në 10 ditë.

Gjatë viteve, ekuinoksi i Pranverës (bashkë me të edhe Pashkët) shkonte përpara dhe Papa Gregori XIII ishte lodhur duke vendosur çdo vit kur do të ishte festa. Gregori krijoi një kalendar të ri, i cili njihte një ditë të vetme si të brishtë çdo katër vjet për ta mbajtur vitin në vijë të drejtë. Ai gjithashtu rivendosi 1 janarin si ditën e parë të vitit.

Po pse nuk është i zakonshëm viti që nis të hënën?

Vitet që nisin të hënën janë të rrallë. Viti që nis të hënën, si 2018, është nuk është vit i brishtë (ka 365 ditë). Viti që nis të hënën përfundon të hënën, më 31 dhjetor (e hënë).

Sipas kalendarit gregorian, viti i fundit që ka nisur të hënën ishte viti 2007 dhe viti i ardhshëm do të jetë 2029.

Çdo vit që nis të dielën, të hënën ose të martën, ka dy të premte me datë 13, prill dhe korrik. Sipas living, vitet e brishta që nisin të dielën e kanë gjithashtu këtë karakteristikë, por kanë edhe një të premte në janar. Muaji janar dhe muaji tetor i këtij viti kanë 5 të hëna, 5 të marta dhe 5 të mërkura, pikërisht sepse nisin ditë të hëne dhe kanë 31 ditë.