Transmetuar më 03-01-2018, 17:11

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e shtunë më 6 janar në orën 10:00 të paradites Asamblenë Kombëtare. 

Mësohet se në mbledhjen e Asamblesë do të raportojë qeveria si dhe do të flitet për ecurinë e zgjedhjeve në parti.

Gjithashtu pritet që në këtë mbledhje të ndryshojë edhe sekretariati.

Tetë pjesëtarët e sekretariatit të PS janë: Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj dhe Taulant Balla.

Kjo mbledhje vjen në javën e parë të vitit 2018, ku selia rozë pritet të bëjë një përmbledhje të punës së bërë gjatë këtyre muajve të qeverisjes gjatë mandatit të dytë, pas zgjedhjeve të fituara bindshëm në 25 qershor./b.l/noa.al/