Transmetuar më 03-01-2018, 18:00

Kanë qenë të shumta lajmërimet që janë se duhet të tregoheni të kujdesshëm kudo që jeni dhe të mos e përqendroni të gjithë vëmendjen tuaj tek telefoni.

Nëse nuk e keni bërë deri tani, ky rast do ju bëjë të mendoheni dy herë të paktën para se të përdorni ashensorin dhe jeni duke u marrë me celularin tuaj.

Videoja që shihni më poshtë është bërë virale në internet, ku shfaqet momenti i tmerrshëm i një gruaje e cila i mbetet këmba mes dyerve të ashensorit ndërsa po hynte brenda.

Këmba e saj e djathë mbeti jashtë ndërsa ashensori filloi të ngrihej lart papritur. Pamjet e tmerrshme brenda ashensorit tregojnë gruan që e ka mendjen tek telefoni ndërsa futet në ashensor.

Ajo nuk e vë re që ashensori ka filluar të lëvizë dhe rrëzohet brenda, ndërsa këmba e djathë i mbeti jashtë.

Shoqëruesi i saj vendos dorën midis dyerve në përpjekje për ta ndihmuar, por pa fat. Ashensori fillon të ngrihet lart. Kur ashensori ndalon dhe fillon të zbresë përsëri poshtë gruaja shihet duke ulëritur nga dhimbjet. /b.l/noa.al/