Transmetuar më 03-01-2018, 18:15

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në kryeqytet, ku një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati.

Ngjarja ka ndodhur Vorë, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si 44 vjeçari me inicialet B.M.

Burime policore bëjnë me dije se viktima është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në Vorë dhe kjo i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas hetimeve paraprake dhe nga dëshmia e familjarëve 44 vjeçari vuante nga depresioni, dhe kjo mund ta ketë shtyrë që të ndërmerrte këtë veprim fatal për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësime të mëtejshme. /b.l/noa.al/