Transmetuar më 03-01-2018, 18:25

Eliminimi i dhjamit nga barku nuk është aspak i lehtë, veçanërisht për personat të cilët kanë trupin në formë molle. Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë e heqjes së shtresave të dhjamit rreth barkut është me anë të kombinimit të një të ushqyeri të ekuilibruar dhe ushtrimeve specifike.

Varësisht nga sasia e dhjamit në bark dhe bel, varet se a mund t’ju ndihmojë dieta e shpejtë. Mjekët këshillojnë të ndiqni këto hapa për të reduktuar dhjamin rreth zonës së barkut.

1. Përcaktoni peshën tuaj ideale dhe mundohuni ta arrini atë.

2. Mbani ujë kudo që shkoni, ai ju mban të hidratuar dhe stimulon procesin e humbjes së peshës sepse ju largon oreksin.

3. Shmangni ushqimet e gatshme, fast food-et sepse janë një nga burimet kryesore që ndikojnë në akumulimin e yndyrës në trup për shkak të kalorive të shumta që mbajnë.

4. Mos pini pije të gazuara: ato janë shumë të rrezikshme për shëndetin e përgjithshëm, sidomos për mbipeshën.

5. Ushqehuni me fibra, fruta dhe perime.

6. Mundohuni ta zëvendësoni mishin e kuq me peshk ose gjoks pule.

7. Pini çaj jeshil ose xhenxhefili çdo ditë.

8. Mos konsumoni ushqime të pasura me sheqer./b.l/noa.al/