Transmetuar më 03-01-2018, 18:38

Një tjetër vdekje tragjike është regjistruar po gjatë ditës së djeshme, por këtë herë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdicë, ku një grua 56 vjeçe me inicialet B.M., i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Por policia bën me dije se lidhur me rastin në fjalë ka nisur një hetim ndaj dy kunetërve (dhëndurët e viktimës) pasi nuk kanë deklaruar ngjarjen. 

XH.A., 58 vjeç dhe U.XH., 38 vjeç kanë dërguar në Urgjencën e spitalit Shkodër, në gjendje të vdekur vjehrrën e tyre, shtetasen B.M., 56 vjeçe dhe kanë fshehur arsyen e vdekjes, e cila nga veprimet e kryera rezultoi se është vetëvarur në ambientet e banesës saj.

Në hetim është edhe mjekja e spitalit në Shkodër S.S., 26 vjeçe pasi nuk ka plotësuar raportin e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/