Transmetuar më 03-01-2018, 19:46

Një e moshuar është aksidentuar nga një automjet, vetëm pak çaste më parë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një i ri 23-vjeçar, me makinën e tij ka aksidentuar të moshuarën me inicialet, R.H, 65-vjeçe, nga Elbasani.

Ajo ishte duke ecur në zonën e Kryqëzimit Dinamo, kur u aksidentuar nga 23-vjeçari, G.GJ, edhe ky nga Elbasani.

E lënduara është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjikal, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/