Transmetuar më 03-01-2018, 19:55

Gjatë ditës së sotme u përhap me shpejtësi një lajm, ku një burrë deklaronte se ish-gruaja e tij e ka tradhtuar, dhe tani e kërcënon deri në shitjen e fëmijëve.

Burri jetonte në Shqipëri, ndërsa gruaja bashkë me fëmijët në Greqi. Sipas zotërisë, ish e shoqja me, inicialet E.R, e kishte tradhtuar dhe ai pranon që e ka rrahur kur ka zbuluar se ajo ishte shtatzënë me dashnorin, siç e quan ai.

Ndërsa, pak pasi lajmi u përhap në të gjitha mediat, E.R shkroi për JOQ.al duke mohuar çdo fjalë që ish-burri kishte thënë.

E.R. tha për JOQ: “Unë kam ardhur në Greqi pasi kam marrë urdhër mbrojte ngaqë ish-burri më ka dhunuar dhe kam qenë në një qendër për dhunën në familje, mund të shikoni edhe fjalët e psikologes.

Në Greqi po marr letër si azilkërkuese. S’jam unë ajo që i ka dërguar ato mesazhe atij, ai ka trilluar çdo gjë”.

E vetmja pikë ku përputhen rrëfimet e dy ish-bashkëshortëve është se burri pohon që e ka dhunuar, dhe ish-gruaja pohon që është rrahur prej tij.

Ndërsa burri thotë që nuk e rraha kot, por sepse më tradhtoi, ish-gruaja nuk ka ndonjë argument se pse burri e dhunonte vetëm se ai ishte agresiv. Gjithçka mbetet një mister.