Transmetuar më 03-01-2018, 20:13

Që pas aksidentit të 29 dhjetorit, të vitit 2013, Majkëll Shumaker ndodhet në gjendje kome dhe po merr trajtim të specializuar.

Por një foto aktuale e Shumaker është shkrepur fshehurazi nga një mik i tij. Këtë foto miku u përpoq ta shiste për 1 milionë Paund.

Fotografia është bërë në shtëpinë e Schumacher në Gjenevë të Zvicrës. Kjo foto ilegale ka bërë që prokurorët gjermanë të nisin një hetim për shkelje të privatësisë.

Ata kanë konfirmuar se një “person i panjohur” bëri një foto “sekrete” të gjendjes në të cilën ndodhet Shumaker dhe u përpoq ta shiste për “shuma të mëdha parash”, raporton televizioni gjerman RTL.

Bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, ka ruajtur privatësinë e familjes së saj që prej kohës së aksidentit. Megjithatë, njëri prej miqve që e kishte vizituar në shtëpi, arriti t’i bënte një foto në shtrat, të cilën u përpoq ta shiste për 1 milionë Paund.

Nuk dihet se si ka ndodhur kjo gjë, por tashmë hetimet kanë nisur. Pavarësisht informacionit, kjo foto nuk ka arritur të bëhet publike në media. /k.k/noa.al/