Transmetuar më 03-01-2018, 21:07

Një grua misterioze ishte parë duke hyrë në det në orët e para të natës së Krishtlindjes, kanë raportuar mediat ndërkombëtare.

Një person kishte raportuar që rreth orës 3 pas mesnatës një grua kishte hyrë duke ecur në ujin e detit, por asnjë person nuk është raportuar i zhdukur.

Roja bregdetare urdhëroi menjëherë fillimin e një operacioni të kërkim-shpëtimit, ku u përdorën helikopterët, anijet  e shpëtimit dhe dy ekipe emergjente, por që nuk rezultoi në asgjë dhe operacioni u ndërpre.

“Ishte një person që hyri në ujë në ishullin Wight të dielën në orën 3 të mëngjesit.

Ne besojmë që kjo ngjarje ndodhi definitivisht, por asgjë nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve të imtësishme”, tha zëdhënësi i Rojes Bregdetare të Britanisë së Madhe.

“Ende nuk e dimë çfarë ndodhi saktë, nëse personi në fjalë ka dalë nga uji apo diçka më e keqe ka ndodhur”, përfundoi ai, duke e lënë të pazgjidhur misterin për gruan që hyri në ujë në natën e Krishtlindjes. /k.k/noa.al/