Transmetuar më 03-01-2018, 22:06

Ky është momenti i tmerrshëm kur një gruaje iu pre këmba nga ashensori. Gruaja, u hutua nga telefoni i saj dhe mbeti e bllokuar në dyert e ashensorit ndërsa po hynte brenda.

Këmba e saj e djathë mbeti jashtë ndërsa ashensori filloi të ngrihej lart.

Pamjet e tmerrshme brenda ashensorit tregojnë gruan që e ka mendjen tek telefoni ndërsa futet në ashensor.

Por ajo nuk e vë re që ashensori ka filluar të lëvizë dhe rrëzohet brenda, ndërsa këmba e djathë i mbeti jashtë.

Shoqëruesi i saj vendos dorën midis dyerve në përpjekje për ta ndimuar, por pa fat. Ashensori fillon të ngrihet lart.

Kur ashensori ndalon dhe fillon të zbresë përsëri poshtë gruaja shihet duke ulëritur nga dhimbjet. /k.k/noa.al/