Transmetuar më 04-01-2018, 17:56

Një vajzë e re nga Shqipëria, ka rënë pre e agresivitetit të një italiani.

25-vjeçarja punon si punonjëse seksi në vendin fqinj, dhe gjithçka ndodhi pas përfundimit të aktit seksual me italianin.

Ky i fundit duket se nuk e ka pëlqyer performancën e vajzës, madje as çmimi që i vendosi ajo.

E reja u kontaktua përmes internetit nga një klient, dhe lane takim në banesën e këtij të fundit, në periferi të Sienës.

Por, pasi mbaruan “punë”, klienti nuk është kënaqur me çmimin që i ka thene vajza dhe e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte.

Përpos dhunës, ia ka dalë të shpëtojë nga duart e agresorit, duke u larguar nga banesa e tij.

Kalimtarët e rastit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të bërtiturat e vajzës. /k.k/noa.al/