Transmetuar më 07-01-2018, 17:59

Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Kosovë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në autostradën që lidh Prishtinën me Ferizajn.

Lajmi bëhet i ditur nga indeksonline, ku ka publikuar edhe video nga vendi i aksidentit.

Në vendngjarje ndodhen edhe Njësitet Emergjente ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në video shihet se si automjeti është rrokullisur në rrugë.

Gjatë vitit të kaluar Policia në Kosovë ka cilësuar numrin e lartë të aksidenteve si sfidën më të madhe.

Më poshtë keni videon nga vendi i aksidentit./a.k/noa.al/