Transmetuar më 07-01-2018, 23:33

Ka emocionuar dhe tronditur shumë njerëz, historia e këtij çifti sa të lumtur në ato pak vite jetë që kishin aq dhe fatkeqë në mënyrën si e mbyllën jetën e tyre, me vdekje të parakohshme.

Ai 23 vjeç dhe ajo një vit më e vogël, kishin kohë që ishin derdhur në dashurinë e njëri-tjetrit.

Ishin tejet të lumtur.

E çdo moment përpiqeshin ta kalonin bashkë, në harmoni.

Duke mos e ditur se fundi po vinte, ata kishin bërë dhe planin për t’u martuar së afërmi, një plan që plot moshatarë të tyre dhe goxha vite më shumë se ta, as që vendosin ta hedhin si hap.

Por Kristo dhe Maria donin ta shihnin jetën të lidhur mes tyre, ndaj vendosën që të martohen.

Plani i tyre u këput, sepse këtë fundjavë, ata vdiqën në një aksident të tmerrshëm, në Kretë të Greqisë, raporton noa.al, duke cituar mediat lokale dhe policinë.

Çifti ndodhej në makinë, kur u përball me aksidentin që u përfshinë disa mjete.

Bashkë me to humbi jetën edhe një 45-vjeçare.

Kurse në spital përfunduan për ndihmë mjekësore, edhe disa persona të plagosur, të afërm të viktimave.

Mjeku i spitalit Pagni në Kretë, Ioanis Fanurgiakis, tha se gjendja e të plagosurve është serioze, sidomos e një të miture. /noa.al/