Transmetuar më 09-01-2018, 17:45

Ushtria amerikane në Evropë tha se një ushtar amerikan që shërbente në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, ka humbur jetën të shtunën.

Aktualisht po zhvillohen hetime rreth këtij rasti, por nuk janë dhënë hollësi mbi rrethanat e vdekjes.

Në një njoftim të ushtrisë amerikane thuhet se Robert W. Jones nga Arizona, 21 vjeç, ishte pjesë e policisë ushtarake amerikane.

"Robert Jones ishte një ushtar i shkëlqyeshëm", citohet të ketë thënë koloneli Jeffrey Searl, nga policia ushtarake.

Ushtari Jones ishte pjesë e rreth 700 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë. Aktualisht rreth 4 mijë e 400 trupa të NATO-s shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Rreth 50 mijë trupa të NATO-s qenë në vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999 duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që çoi në çlirimin e Kosovës nga Serbia.