Transmetuar më 10-01-2018, 11:18

Në një dyqan Apple në Zyrih të Zvicrës është regjistruar një incident, ku bateria e një iPhone është nxehur dhe më pas ka shpërthyer.

Si pasojë një nga punonjësit ka pësuar djegie të lehtë në njërën dorë, ndërsa shtatë persona të tjerë kanë marrë mjekim në vendin e ngjarjes për shkak të helmimit.

Për arsye sigurie rreth 50 persona mes të cilëve punonjës dhe klientë u nxorrën jashtë nga dyqani. 

Ndërkohë specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Zyrih po hetojnë rreth shkakut që çoi në mbinxehje të baterisë së telefonit.

“Jemi në dijeni të problemeve dhe po hetojmë lidhur me shkaqet”, deklaroi edhe vetë kompania “Apple”. 

Konkretisht bateria e telefonit e cila plasi nga nxehja maksimale ishte një iPhone 6s Plus që e kishte sjellë një klient për riparim në dyqan.

Apple është duke pasur probleme me iPhone. Bateria e një numri të madh të tyre janë fryrë dhe kanë shpërthyer. Kjo ka ndodhur në disa shtete të botës si Hong Kong, Japoni, Tajvan, Kanada, Greqi de së fundmi edhe në Zvicër. /b.l/noa.al/