Transmetuar më 10-01-2018, 11:32

Një krim i dyfishtë ka ndodhur në Zvicër, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij nënë e një vajze dhe një djali si dhe motrën e saj.

Viktimat e 54-vjeçarit nga Kosova me inicialet R.B., janë dy motra nga Lezha.

Krimi i rëndë ndodhi në banesën e çiftit në Hausen të Zvicës ku viktima është 38-vjeçarja lezhjane Alma B., dhe motra e saj, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në pistën se 54-vjeçari nga Kosova ka ngacmuar motrën e së shoqes, çka ka sjellë dhe lindjen e konfliktit gjatë fundjavës që lamë pas, konflikt i cili u mbyll me dy viktima.

Mësohet se motra e 38-vjeçares, kishte vetëm pak kohë që kishte shkuar të jetonte me çiftin.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që policia vijon ende hetimet, /a.y/noa.al