Transmetuar më 10-01-2018, 12:10

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është vlerësuar me një çmim të lartë në Itali.

Më konkretisht ai është shpallur fitues për edicionin e vitit 2018 të çmimit “Nonino”.

Juria u kryesua nga Nobel V.S. Naipaul dhe çmimi vlerëson figura të rëndësishme të kulturës në nivel botëror.

Mësohet se ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimit do të mbahet më 27 janar.

Në një ceremoni të veçantë e cila do të mbahet në Ronchi di Percoto, në Udine, Kadare do të tërheqë personalisht çmimin.

Çmimi “Nonino” jepet si shenjë mirënjohje për ndikimin në kulturë dhe letërsi.

Për herë të parë ky çmim është dhënë në vitin 1975 në Percoto, provincë e Udine në shtetin fqinj. /a.y/noa.al