Transmetuar më 13-01-2018, 21:50

Gazetari dhe moderatori Sokol Balla nis të enjten e ardhshme emisionin e tij të ri, “Real Story”, program të cilin noa.al e njoftoi ekskluzivisht në fillim të këtij viti.

Ky emision fillimisht do të transmetohet çdo të enjte në orën 21.00 në Vizion Plus Tv.

Pritet që “Real Story” të vijojë ashtu si në Top Channel, edhe të hënave ora 21.00.

E hëna e deri fundvitit, ishte e zënë në Vizion Plus, me emisionin “Dritare” nga Rudina Xhunga.

Sokol Balla, do të jetë gjithashtu edhe në postin e drejtorit ekzekutiv të televizionit Vizion Plus.

Ky ndryshim vjen pasi Sokol Balla është larguar përfundimisht nga televizioni kombëtar Top Channel, kanali më i madh televiziv në Shqipëri.

Ikja e Sokol Ballës nga Top Channel erdhi pak javë pasi atij iu hoq detyra e drejtorit të departamentit të Informacionit i cili prodhon edicionet e përditshme të lajmeve dhe disa emisione të tjera informative në këtë televizion.

Titullin e emisionit që nis në Vizion Plus, Sokol Balla e paralajmëroi në emisionin e fundit në Top Channel.

Në intervistën me Edi Ramën në “Top Story”, teksa Rama e uronte për punën në vazhdim, Balla i tha se e rëndësishme nuk është “Top Story” por “Real Story”.

Sakaq, “Top Story”, patentë e Top Channel, është mbyllur dhe ende nuk dihet nëse do të rihapet. /noa.al/

Ekskluzive, Sokol Balla bëhet drejtor i televizionit të njohur

Sokol Balla lajmëron ikjen përfundimtare nga Top Channel 

Epoka e re e Top Channel 

Vjollca Hoxha, Flet Për Largimin E Sokol Ballës: Nuk U Shemb Roma Se Iku Koli