Transmetuar më 15-01-2018, 11:12

Pak ditë më parë ish-Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore.  

I shoqëruar nga i biri dhe i vëllai, ai u nis paraditen e sotme, në një spital më të specializuar në Gjermani, pa një jave që qëndroi i shtruar në një spital privat në Prishtinë.

Pak ditë më parë, partia e drejtuar prej tij Lidhja Demokratike e Kosovës bëri me dije se Mustafa është prekur nga virusi i gripit

“Shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike. Falënderojmë mediat dhe opinionin publik për interesimin”, deklaroi LDK.

Mirëpo mediat e Prishtinës, shkruajnë sot se, kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome”. Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një pajisje për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindromë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë. /a.y/noa.al

Ish-Kryeministri i Kosovës përfundon në spital