Transmetuar më 17-01-2018, 08:18

Kryeministri Edi Rama e promovon në mënyrë të vazhdueshme vitin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Mëngjesin e kësaj të mërkure ai ka publikuar në Facebook, vulën e akteve shtetërore të Skënderbeut.

“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Muzeu i hapur te Pallati i Kongreseve do të vizitohet ditën e mërkurë dhe të enjte nga ora 10.00 me 22.00 të mbrëmjes.

Në të mund të shihni imazhe të Skënderbeut dhe artefakte autentike pjesërisht të pashfaqur më parë, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes se Gjergj Kastriotit Skënderbeut. /a.y/noa.al