Transmetuar më 17-01-2018, 08:53

Ditën e sotme, e mërkurë, ajo kishte planifikuar të operohej, për shkak të një problemi shëndetësor, por çdo gjë u anulua pas të ekzekutimit të të shoqit.

Bashkëshortja e politikanit serb Oliver Ivanoviç, i cili u ekzekutua këtë të martë teksa hynte në zyrën e tij, ka dhënë një mesazh të fortë.

“Ata qëlluan mbi zemrën time, dashurinë time, gëzimin. Ata qëlluan mbi babanë e Bogdanit. Ata qëlluan mbi të gjithë ne. Lirine, Serbia! Rri në paqe i dashuri im.

"Ata që e bënë këtë nuk do të kenë më siguri!”, shkroi Milena Ivanoviç në Twitter.

Oliver Ivanoviç, ishte lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë.

Ai u qëllua me së paku tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Kujtojmë se Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës./a.y/noa.al

Apeli i Haradinajt: Të mos politizohet vrasja e Ivanoçiv, mund të ftojmë edhe FBI-në