Transmetuar më 18-01-2018, 12:17

Një asteroid gjigant pritet të kalojë pranë Tokës brenda dy javëve të ardhshme. Asteroidi, i cili është rreth 1.1 kilometra i gjatë, do të kalojë me një shpejtësi 7.300 kilometra në orë, 15 herë më shumë se avioni hipersonik.

Asteroidi do të kalojë në një distancë prej 2,615,128 milje nga Toka dhe klasifikohet nga NASA si “potencialisht i rrezikshëm”.

Ky është asteroidi më i madh që do të kalojë ndërmjet Tokës dhe Hënës gjatë këtij viti dhe nëse do të godiste planetin tonë, shkencëtarët janë shprehur se do ta fuste atë në një epokë akullnajash në miniaturë.

Shkencëtarët paralajmëruan “ndikimin shumë të rëndë global” i cili sipas tyre mund të zgjasë disa vjet, duke bërë që bota të bëhet një vend shumë i errët, më i ftohtë dhe më i thatë.

"Këto nuk do të ishin kohë të këndshme", tha Charles Bardeen, specialist i Qendrës Kombëtare për Hulumtime Atmosferike gjatë një prezantimi në Bashkimin Amerikan Gjeofizik (AGU).

Aktualisht NASA nuk do të ishte në gjendje të shmangte një asteroid nëse do t’i drejtohej Tokës, por mund të zbutë ndikimin dhe të marrë masa që do të mbronin jetën dhe pronën./b.l/noa.al/