Transmetuar më 18-01-2018, 21:39

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginën së Preshevës, z. Jonuz Musliu.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Musliu i ka përkushtuar jetën zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Postimi i Ramush Haradinajt:

Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu. Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit. I qoftë i lehtë dheu!/a.k/noa.al/