Transmetuar më 21-01-2018, 08:14

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video ku flasin italianët që janë transferuar për të jetuar në Shqipëri, të cilët e quajnë vendin tonë Amerikë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë reportazh të medias italiane mbi arsyet pse një numër i konsiderueshëm qytetarësh italianë kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Në videon që gjeni më poshtë dëgjohen shtetas italianë të cilët thonë se sot për sot, në Shqipëri jetohet më mirë se në Itali

Në vijim flet një italian i cili ka hapur një punishte për përgatitjen e makaronave, prej 3 vitesh.

“Është me leverdi biznesi në Shqipëri. Padiskutim që po, unë besoj se ka shumë mundësi për të bërë biznes në Shqipëri. Taksat për të paguar janë pak dhe qytetarët janë të lumtur, sidomos ata italainë. Në krahasim me Italinë je më i kënqaur me punën tënde”, shprehet ai.

Një tjetër italian shton se me të njëjtën shumë lekësh që merr në Itali këtu jeton më mirë, sepse kushton më pak të jetuarit, kushton më pak qeraja e shtëpisë, shumë pak energjia dhe benzina dhe shumë lehtësira të tjera.

Po ashtu thuhet se italianët vijnë në Shqipëri në kërkim të një pune, ndërsa reportazhi mbyllet me fjalët “Hahet mirë, jetohet mirë, paguhesh mirë, është Amerika”. /a.y/noa.al