Transmetuar më 21-01-2018, 19:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një person është dërguar në spital pa shenja jete.

Një 37-vjeçar nga fshati Bardhosh i Prishtinës, gjatë ditës së sotme është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Mediat vendase, të cilat citojnë burime policore bëjnë të ditur se personi në fjalë dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se familjarët e kishin dërguar në pikën më të afërt të Qendrës së Mjekësisë Familjare ku mjekët e kanë konfirmuar se është pa shenja jete.

Policia po merret me rastin në fjalë./a.k/noa.al/