Transmetuar më 23-01-2018, 22:10

Para pak orësh mediat raportuan që aktorja e mirënjohur Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Aktorja e mirënjohur është vizituar në spital nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ministrja madje ka publikuar edhe një fotografi të vizitës së saj në spital ku ndodhet e shtruar aktorja Tinka Kurti.

Krahas fotos Manastirliu shkruan:

“Të shkuara Tinka Kurtit, yllit të skenës shqiptare e të fëmijërisë së të gjithëve ne dhe gruas që gjithnjë frymëzon gratë me fisnikërinë, energjinë e kurajon e saj”./a.k/noa.al/