Transmetuar më 29-01-2018, 07:45
Publicitet

Në fund të muajit janar përgatituni që të shikoni një spektakël qiellor, atë të eklipsit të hënës. Më 31 janar do të ndodhë eklipsi i plotë hënor ose ajo që njihet si "Hëna e përgjakur".

Ky fenomen përkon edhe me "hënën blu" që do të thotë se është hera e dytë brenda një muaji kur hëna do të jetë e plotë. Për vitin 2018, fenomeni "Hëna blu" do të ndodhë dy herë.

Por, është hera e parë në 150 vjet që eklipsi i plotë hënor përkon me "Hënën blu" sipas faqes Space.com. Disa këtë fenomen të dyfishtë hënor e kanë quajtur "Superhëna blu e përgjakshme".

Në rastin e "Hënës blu", emërtimi nuk përkon me përmbajtjen. Nuk do të thotë se hëna do të marrë pigment blu, por emri është vendosur i tillë pasi është hëna e dytë e plotë në një muaj të caktuar të vitit.

Ky fenomen do të ndodhë më 31janar në mes të natës, kur Oqeani Paqësor do të vendoset përballë Hënës. Kjo do të thotë se vendet që do të kenë një pamje perfekte të eklipsit do të jenë SHBA perëndimore, Alaska, Hawaii, Azia qëndrore dhe lindore, Zelanda e re dhe Australia.

Loading...