Transmetuar më 30-01-2018, 11:03

Në komisionin e Ekonomisë, po diskutohet sot projektligji për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ku të pranishëm janë ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ai i Transportit, Damian Gjiknuri.

Por aleatët opozitarë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, votuan kundër këtij proktligji në parim, pavarësisht deklaratës së ministrit Ahmetaj, i cili tha se aeroporti i Vlorës do të heq monopolin dhe do të rrisë konkurrencën.

“Eksperienca me aeroportin e Rinasit nuk është shumë e mirë, na ka mësuar si të negociojmë për aeroportin e ri në Vlorë”, deklaroi Ahmetaj.

Nga ana e tij Gjiknuri tha se ky aeroport do të jetë me përfitim të madh, “Vlora do të ketë një aeroport me fitim ekonomik pasi nevojat për fluturime janë rritur. Do të jetë një investim prej 100 milionë eurosh dhe tërësisht privat”.

Por lidhur me këto diskutime ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook.

“Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër? 100 milion euro investim, 1000 të punësuar të përhershëm super impakt ekonomik! Jo duan çizme”, shkruan Kryeministri. /a.y/noa.al