Transmetuar më 30-01-2018, 16:24

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 31 janar 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Venusi ndihmon Dashët e pavendosur për të reflektuar mbi të ardhmen e tyre sentimentale, por ata që janë në lidhje të qëndrueshme do të jetojnë një fazë të re rinovimi. Beqarët mund të mbështeten në njohuri të reja për të eksploruar, dikush mund edhe të bjerë në dashuri. Suksesi profesional është i ngadalshëm, mbani sytë hapur në mënyrë që të mos humbisni mundësitë më të mira.

Demi

Dëgjoni me kujdes kërkesat e zemrës suaj dhe do të dilni nga një situatë e vështirë sentimentale. Ju jeni gati për të bërë një ndryshim në jetën tuaj. Neptuni do të ndihmojë zemrat e vetmuara për të realizuar një ëndërr dashurie. Lidhje romantike, ndoshta të qëndrueshme po vijnë! Yjet ju këshillojnë të mos humbisni të gjithë energjinë tuaj dhe të mos tërhiqeni nga ankthi për disa situata të komplikuara të punës.

Binjakët

Dalja e Saturnit nga shenja ju bën më të relaksuar dhe sot ju do të kaloni një ditë të lumtur me të dashurin/ën tuaj. Ju përsëri do të doni të planifikoni, të shikoni për të ardhmen së bashku pa mendime negative! Beqarët do të bëjnë takime intriguese, Venusi sjell dashurinë! Jini të durueshëm dhe tolerantë, edhe nëse kërkesat e disa eprorëve bëhen të mërzitshme.

Gaforrja

Horoskopi njofton sqarime të menjëhershme me partnerin/en lidhur me disa dyshime. Hapni një dialog nëse nuk keni asgjë për të fshehur. Marrëdhëniet e qëndrueshme do forcohen edhe më shumë. Ata që janë vetëm do të jetojnë një ndjenjë të veçantë me një Akrep! Të zgjuar dhe kreativ, ju do të jeni gati për të gjetur zgjidhje dhe strategji të përshtatshme për problemet në punë. Jupiteri ndriçon rrugën tuaj.

Luani

Ju do të jeni të irrituar dhe ka të ngjarë të debatoni për gjëra të pakuptimta edhe me të dashurin/ën tuaj. Gjeni gjuhën e dialogut dhe lëreni derën e të kuptuarit hapur. Beqarët do të jenë të zënë me zgjidhjen e një çështje shumë delikate të familjes. Pavarësisht nga disa tensione, shikimi i favorshëm i Uranit garanton kthesa të papritura në punë. Propozime të reja vijnë së shpejti!

Virgjëresha

Yjet premtojnë një jetë dashurie të mbushur me emocione të bukura, të cilat do të kulmojnë me një vendim të përsosur me gjysmën tuaj. Një ditë e qetë edhe për beqarët, e mbushur nga takime me fat, veçanërisht për ata që kërkojnë aventura të reja. Jeta profesionale po shkon mirë dhe rezultatet do të jenë të shkëlqyera.

Peshorja

Urani shtyn çiftet të formalizojnë vendime të rëndësishme. Jini të kujdesshëm në shprehjen e pretendimeve tuaja. Mërkuri ndihmon beqarët për të krijuar marrëdhënie të reja dhe për të stimuluar vëmendjen e një personi që ju pëlqen shumë. Është një kohë e mirë për të menduar për investime të reja ose për të rifilluar bashkëpunimet e ndërprera.

Akrepi

Një moment ideal për të planifikuar të ardhmen si çift. Venusi ju ndihmon për të sqaruar më mirë një diskutim me partnerin/en që do t’ju lejojë të gjeni një kuptim të përsosur. Mërkuri ofron mundësi të shumta për beqarët për t’u takuar me njerëz të rinj, erosi është vigjilent! Karriera e kujdesshme, përqendrohuni te çështjet që kanë përparësi për të mbajtur firmën tuaj të fortë.

Shigjetari

Nëse jeni çift, më në fund do të gjeni një pikë takimi për të përmbushur nevojat e të dashurit/ës. Konsultojeni atë përpara se të merrni iniciativa. Marsi premton momente argëtimi për beqarët që duan të humbin mendjen! Mundësi të reja që nuk duhen humbur në aspektin profesional, vazhdoni drejt qëllimit për të arritur. Ju do të keni detyra dhe përgjegjësi të reja.

Bricjapi

Është një periudhë intensive për dashurinë, do të jetoni momente të pasionit të madh dhe bashkëpunimit absolut me partnerin/en. Beqarët që presin dashuri mund të mbështeten në takime magjike dhe mund të përjetojnë momente të erotizmit të lartë! Sot ju do të keni mundësi për të arritur qëllime të rëndësishme, do të merrni iniciativa dhe do të bëni miq të mirë për punën tuaj.

Ujori

Një ditë e qetë për çiftet, do të jetoni momente plot pasion dhe erotizëm. Pozita e favorshme e Marsit largon krizën dhe ju fton të jeni të sigurt. Beqarët do të kenë dëshirën për të jetuar flirte. Takime të papritura janë parashikuar. Planetët janë në anën tuaj dhe ju bëjnë gati të planifikoni me sukses të ardhmen në punë. Ndryshimet nuk mund të përjashtohen.

Peshqit

Sot ju do të gjeni momentin emocional që keni humbur dhe do befasoni partnerin/en me entuziazmin tuaj. Propozime vijnë për ata që planifikojnë një të ardhme së bashku! Beqarët do të jetë në gjendje për të përgatitur veten për ndryshime, pritet të bien në dashuri! Do të jeni proaktiv dhe do të jeni në gjendje të krijoni një themel të fortë në projektet që keni ndërmend të ndiqni në punë./b.l/noa.al/