Transmetuar më 31-01-2018, 23:18

Janari po i vjen fundi dhe stafetën kalendarike pritet ta marrë muaji i Shkurtit, duke shpresuar që mos ti lëri aspak mërzinë karakterizuese të tij.

Plot 28 ditë, nuk janë shumë, aq më tepër kur mendon se lajme të mira do të vijnë për këto dy shenja të zodiakut. Quhen pikërisht “Shenjat e bekuara” të muajit Shkurt.

Saturni furnizon plot energji të reja Luanin, financat lëvizin në mënyrë marramendëse falë menaxhimit dhe balancës që vjen nga harmonizimi i peshores me shenjën tuaj gjatë janarit. Shëndeti do të kete luhatje të vogla, por asgjë për tu shqetësuar, thjesht më pak kohë për veten. Luanët në data 1-3 shkurt do të përballen me lajme të mira pra në aspektin material. Ndërsa në datat 4-7 një telefonatë apo mesazher i cfarëdo lloji i jep atij lajmin fantastik se diçka që Luanët e “gjuanin” prej kohësh është në fazë realizimi.

Këshilla për Luanët është se duhet të tregohen moskokëçarrës pasi ‘intrigat’ e nxitura nga kalimi i shenjës së Afërditës në shenjën e gaforres do bëjë që të përgojoheni, por kjo nuk ka qëllime dashakeqe nga askush, thjesht çështje zilie.

Shenja e dytë e bekuar, që do të marri lajme mjaft të mira këtë muaj është Demi. Demi është plot kurajo këtë muaj pasi që ditën e parë të Shkurtit pasi Plutoni ka marrë energji tejet të mëdhaja nga ‘Arusha e madhe’ dhe i ka shkarkuar të gjitha te shenja e Demit, për shkak të forcës karakterizuese të kësaj shenje. Financat nuk lëvizim as për mirë e as për keq, dhe këtë shiheni si diçka pozitive pasi shkurti nuk është muaj fort bujar me monedhat. Do rifitoni një mik të humbur si pasojë e një keqkuptimi dhe kjo do ju mbushi me lumturi të pamatë.

Ju presin gjithashtu projekte tejet ambicioze dhe shumë persona do ju kenë zili, por kjo është falë inteligjencës dhe guximit të tepruar të Demit asgjë e pamerituar. Në horizonte shihen ‘cupida’ për Demat e vetmuar ndërsa për ata në çift priten aventura që lidhen me udhëtimet romantike nga ku pritet që të pasohet nga lindja e një krijesë të re, bekim i ‘kryqëzimit të brinjëve’ të Demit butësisht me partnerin.