Transmetuar më 04-02-2018, 14:17

Tiranë, NOA.al- Moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në ekstremin Verilindor duke i rrezikuar këto zona nga reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish ulen me 1-2°C gjatë mëngjesit duke shënuar minimalisht -4 apo -5°C ndërsa mbeten konstante temperaturat e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det dallgëzim ulet në 2 ballë.

Europa

Europa Jugore duke përfshirë gjithë pellgun Mesdhetar dhe zonat Juglindore mbetet me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu dhe dëbore. Po ashtu me vranësira të dendura por reshje të pakta dëbore paraqitet Europa Verilindore.

Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë ndikimin e tyre në pjesën më të madhe të kontinentit Europian. /a.y/noa.al