Transmetuar më 06-02-2018, 15:17

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në të gjithë vendin duke gjeneruar shira fillimisht në Perëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin.

Gjatë pasdites pritet fuqizim i vranësirave dhe shira me intensitet të dobët deri mesatar në të gjithë territorin ndërsa reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 1 – 2°C gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rënie e lehtë pritet në mesditë si pasojë e vranësirave të dendura dhe reshjeve.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet në 4 ballë.

Europa

Pellgu i Mesdheut dhe Europa Juglindore mbeten me vranësira dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëbore.

Po ashtu, zona e Alpeve Europiane dhe brigjet Perëndimore të Europës, paraqiten me vranësira të shpeshta por reshje të pakta.

Por alternime kthjellimesh me vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në Qendër dhe Veri të Europës si edhe pjesërisht në Lindje të kontinentit./b.l/noa.al/