Transmetuar më 06-02-2018, 19:00

Raportimet e ngjarjeve nga kronika e zezë nuk mungojnë thuajse çdo ditë, dhe kanë një shtrirje të konsiderueshme gjeografike.

Dita e sotme ka shënuar një prej akteve më të rënda që mund të bëjë një person, të vrasë babanë e vet.

Një djalë ka therur të atin në banesë, ne qendër të Beogradit, siç konfirmohet nga MPB-ja serbe për agjencinë “Tanjug”.

Viktimë ka mbetur 79-vjeçari Branimir Ljumoviç, ish-udhëheqës i Odës Ekonomike të Serbisë.

Policia ka shoqëruar autorin e krimit, 37-vjeçarin me inicialet R.Lj.

Mësohet se ai ka goditur të atin e tij më shumë se 15 herë, dhe më pas me gjakftohtësi doli të shëtisë qenin në park.

Djali, i cili sipas fqinjëve të familjes ka qenë i varur nga droga, pas kryerjes së vrasjes i ka treguar një shoku të tij për ngjarjen. /k.k/non.al/