Transmetuar më 07-02-2018, 15:01

Tiranë, NOA.al- Paraditja vijon me vranësira dhe reshje kryesisht shira në Veri- Qendër por reshje të izoluara do ketë në zonat Jugore. Pasditja paraqitet me përmirësim të kushteve të motit në zonat Jugore ndërsa zonat Veriore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me reshje të përkohshme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante gjatë mëngjesit Por një rënie prej 2°C parashikohet gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi do të ulet në 23 ballë.

Europa

Europa Juglindore vijon me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore. Po ashtu, ishujt Britanikë dhe Veriperëndimi i Europës do të përfshihen nga vranësira të fuqishme dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëbore.

Ndërsa Europa Perëndimore dhe pjesa më e madhe e zonave Qendrore të Europës dominohen nga kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare. /a.y/noa.al