Transmetuar më 07-02-2018, 17:04

Mesditën e sotme, Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit zgjodhi për të pestën herë Armand Dukën, si Presidentin e FSHF, përballë deputetit socialist Bashkim Fino.

Armand Duka siguroi drejtimin e FSHF duke marrë 38 vota, ndërkohë deputeti socialist Bashkim Fino mori 24 vota, teksa tre të tjera rezultuan të pavlefshme.

Por përveç Presidentit, në vijim Asambleja zgjodhi edhe nëntë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Mes tyre bie në sy emri i deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Në raundin e parë të zgjedhjeve siguruan mandatin Abdyl Kuriu, Arben Dervishaj, Fatbardh Jera, Lutfi Nuriu, dhe Vasil Bicaj.

Ndërkohë për katër vendet e tjera u mbajt raundi i dytë, pasi nuk u plotësua kuota prej 33 votash.

Në raundin e dytë dolën emrat e Enklelejd Alibeaj, Edmond Spahiut, Edvin Libohovës dhe Bardhyl Minxhozit.

Edhe zgjedhja e Presidentit të FSHF u bë me dy raunde, pas dështimit të raundit të parë votimit ku kërkoheshin 2/3 e votave.

Në raundin e parë Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22 dhe 4 të tjera u shpallën të pavlefshme.

Në raundin e dytë të votimit, kërkoheshin minimumi 33 vota në mënyrë që të shpallej fituesi.

Kështu Armand Duka siguroi mandatin e pestë të drejtimit të FSHF duke marrë 38 vota.

Ndërkohë deputeti socialist Bashkim Fino mori 24 vota dhe tre të tjera rezultuan të pavlefshme.

Përveç deputetit socialist, përballë Dukës kandidoi edhe ish-trajneri Shpëtim Hala, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë më pak favorit, sikundër në raundin e parë nuk mori asnjë votë, duke u përjashtuar nga raundi i dytë. /a.y/noa.al

Armand Duka mposht Finon, rizgjidhet për të pestën herë në krye të FSHF

Duka për herë të pestë në krye të FSHF, fjalët e para që tha pas fitores

Fino: Procesi i parregullt nga listat e delegatëve, do i drejtohem KAS dhe FIFA