Transmetuar më 08-02-2018, 19:28

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur natën e së mërkurës, në një supermarket, ku nën kërcënimin e armës, djali i kryeprokurorit realizoi një grabitje.

Bëhet fjalë për djalin e kreut të organit të akuzës së Breshias, në Itali, i cili vodhi në një supermarket Conad në Zogno.

32-vjeçari Gianmarco Buonanno, i biri i kryeprokurorit Tommaso Buonanno, ishte bërë gati për arrestin shtëpiak, madje duke vendosur edhe byzylykun elektronik, por gjykata vendosi qëndrimin në qeli, motivuar me rrezikun e lartë të përsëritjes së krimit, dhe paaftësisë për të kontrolluar veten.

I akuzuari pranoi krimin dhe tha se kishte blerë dy pistoleta dhe një automatik.

Buonanno tha se është penduar dhe e ka kuptuar gabimin, por kjo ka qenë e pamjaftueshme për gjyqtaren, e cila vendosi qëndrimin në qeli. /k.k/noa.al/