Transmetuar më 08-02-2018, 22:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në aksin rrugor mes të Suhr dhe Hunzenschëil në Kantonin Aargau të Zvicrës.

Sipas hetimeve fillestare të policisë zvicerane, një automjet ngjyrë blu i tipit Volksëagen nga drejtimi Hunzenschëil, për shkaqe ende të panjohura ka dalë në korsinë e kundërt të rrugës.

Drejtuesja 33-vjeçare nga Eritrea ka qenë duke bërë orë praktike në ecje me leje të përkohshme, thuhet në një komunikatë të policisë.

Ajo dhe bashkudhëtarja e saj kanë pësuar dëmtime serioze.

Ekipi i zjarrfikësve është dashur t`i nxjerrë nga automjeti plotësisht i dëmtuar.

Një fëmijë që ka qenë brenda në automjet, gjithashtu ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda.

Në automjetin që ka qenë duke ardhur nga ana e kundërt, një Volksëagen i zi, drejtuese ka qenë një shqiptare nga Kosova, 52-vjeçe e cila ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda. Bashkudhëtarja e saj është lënduar rëndë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta.

Për të lënduarit janë mobilizuar shtatë autoambulanca dhe dy helikopterë.

Hetimet e shkakut të aksidentit do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.