Transmetuar më 09-02-2018, 11:32

Pasi joshi dhe bëri për vete një djalë 15 vjeç, duke e “bombarduar” me mesazhe dhe fotografi me sfond seksual, të cilat ngacmonin keq imagjinatën, më në fund arriti që të ketë një lidhje intime me nxënësin e saj të mitur, lidhje e cila zgjati plotë dy vjet.

Renee Rine, një mësuese 36-vjeçare matematike, në shkollën ‘West Career and Technical Academy’ të Las Vegas, ia kishte vënë syrin një nxënësi të saj, atij që më shumë se të gjithë, i ngacmonte fantazinë.

Pa u menduar gjatë, bëri gjithçka në mënyrë që ta joshte, që nga mesazhet tunduese, fotografitë zhveshur etj. Një taktikë, e cila e bëri për vete djalin, duke nisur kështu një lidhje intime.

Lidhja mes tyre, zgjati rreth dy vite, deri kur disa shokë të të riut, aktualisht 17 vjeç, panë fotografitë e nxehta të mësueses dhe mesazhet që i kishte dërguar, shkruan noa.al.

Kështu ata bën denoncimin në polici, duke bërë që Renee të arrestohet.

Gjatë javës së kaluar ajo doli në gjykatë, ku u njoh me akuzat për marrëdhënie seksuale me të mitur, pedofili, dhe tentativë rrëmbimi ndaj të miturit duke e çuar në hotel.

Ajo pagoi 50 mijë dollarë garanci, ndërkohë që hetimet po vijojnë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Renee u pushua nga puna, ndërkohë që pritet dënimi i saj. /a.y/noa.al