Transmetuar më 09-02-2018, 15:12

Territori dominohet kryesisht nga vranësirat më të dendura në zonat Jugore ku priten reshje që në orët e para të ditës.

Mesdita dhe kryesisht pasditja fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit ndërsa reshje dëbore do të bien zonat malore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, territori mbetet me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit qëndrojnë të pa-ndryshuara gjatë mëngjesit por një rënie me 2°C do të vrojtohet gjatë orëve të mesditës.

Era do fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Europa 

Europa Juglindore dhe pjesërisht pellgu Mesdhetar dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu, Ishujt Britanikë dhe brigjet Perëndimore të kontinentit vijojnë me vranësira dhe reshje të konsiderueshme. 

Ndërsa kthjellime të shpeshta e vranësira kalimtare dominojnë gadishullin Iberik, Europën Qendrore dhe pjesën më të madhe të Europës Veriore./b.l/noa.al/