Transmetuar më 10-02-2018, 07:29

Prej disa ditësh artistët janë rebeluar lidhur me një projektligj për artin dhe kulturën, si dhe për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar pranë sallës “Turbina”.

Lidhur me projektligjin aktorët dhe regjisorët shprehen se centralizon vendimet në dorë të qeverisë.

Të ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, një grup aktorësh në zë, deklaruan se i kundërshtojnë fuqishëm këto veprime të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Po ashtu gjatë bisedës me Arian Çanin, janë zbuluar edhe dy emrat e parë që do ti hyjnë garës për të marrë postin e drejtuesit të Teatrit, duke sfiduar Hervin Çulin.

Bëhet fjalë për aktorët Ema Andrea dhe Genci Fuga, të cilët shpallën publikisht kandidaturën. /a.y/noa.al